Haradinaj takohet me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, bisedojnë për mardhënie bilaterale

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në rrjetin social ka njoftuar për takimin e tij me e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, shkruan EkonomiaOnline

Haradinaj tutje ka shtuar se në këtë takim është biseduar për mardhëniet bilaterale mes të dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe rrugën e përbashkët euro-atlantike.

Shkrimi i plotë i kryeministrit:

Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike. E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme