Haradinaj takoi përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Kosovë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Kosovë, të kryesuar nga Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv Instituti Demokratik i Kosovës-KDI, me të cilët bisedoi për Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Haradinaj ka theksuar se vendet me demokraci të zhvilluar e vlerësojnë rolin e shoqërisë civile në proceset zhvillimore dhe për këtë, Qeveria e Kosovës do të trajtojë shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile.

Haradinaj, gjithashtu tha se do të angazhohet që të punojnë së bashku rreth rekomandimeve të ngritura nga shoqëria civile, sipas të cilëve, Draft ligji që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka propozuar Kuvendit, ka pësuar ndryshime nëpër komisionet parlamentare dhe se ato ndryshime cenojnë standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.

Haradinaj tha se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare, sidomos lidhur me ndërtimin e demokracisë dhe të vet shtetit ligjor, prandaj Qeveria që ai drejton, në bashkëpunim me deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i adresojë këto shqetësime, për projektligjin në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme