Haradinaj takon Coppolan dhe Papadopoulosin

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos, me të cilët bisedoi rreth zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj ka njoftuar Coppolan dhe Papadopoulos, me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin e përhershëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe çështje të tjera me rëndësi për vendin, njofton Qeveria.

Ai ka falënderuar misionin e EULEX-it për bashkëpunimin e deritanishëm, në forcimin e institucioneve të sigurisë, duke thënë se Qeveria e vendit ka  rritur buxhetin për Drejtësinë, pagat për gjyqtarët, prokurorët dhe policinë si dhe ka proceduar një varg ligjesh të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e sistemit gjyqësor në vend.

“Është me rëndësi të madhe krijimi dhe forcimi i arkitekturës së sigurisë, dhe Kosova në këtë drejtim ka bërë hapa të suksesshëm, përkundër sfidave me të cilat është ballafaquar”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, Coppola vlerësoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara agjendën legjislative të vendit, duke treguar gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e dyanshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme