Haradinaj takon Hrebickovan, shpreh falënderim për mbështetjen e Çekisë

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

Haradinaj e ka falënderuar Emisaren Hrebickova për përkrahjen dhënë shtetit të Kosovës, për proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po përballet vendi.

Haradinaj po ashtu shpalosi prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën evropiane, me theks të veçantë forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndër tjerash, Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në përmbylljen e një marrëveshjeje finale, që siç e potencoi ai, nënkupton dialog me njohje reciproke, marrëdhënie dypalëshe dhe për raporte të mira ndërfqinjësore.

Ndërkaq, Emisarja e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Çekisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe proceset rajonale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme