Haradinaj takon Kryegjyshin Botëror Bektashi, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është gjithmonë kënaqësi të pres Kryegjyshin Botëror Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi me bashkëpunëtorë.

“Bektashinjtë, si pjesë e mozaikut të pasur të Kombit Shqiptar, janë shembull i patriotizmit në të gjitha periudhat historike.

Gjithmonë kënaqësi të pres Kryegjyshin Botëror Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj – Baba Mondi me bashkëpunëtorë.

Jemi me fat që kemi personalitete të tilla unifikuese”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme