Haradinaj: Të burgosurit politikë mbajtën gjallë idealin e lirisë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 18:47 | Nga

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Gjakovë është pritur në Shoqatën e të Burgosurve Politikë, me ç’rast edhe ua ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ”të burgosurit politikë, të cilët vite të tëra i kaluan në burgjet jugosllave, me sakrificën e tyre dhe të familjes e mbajtën gjallë idealin e pavarësisë dhe të lirisë dhe për këtë shteti i Kosovës do t’u jetë gjithnjë mirënjohës”.

Ai u ndal për një vizitë edhe te këngëtari Ismet Peja, të cilit i ndau një mirënjohje për kontributin në zhvillimin e kulturës, artit dhe të muzikës shqiptare.

Haradinaj tha se ”kultivimi i muzikës së vërtetë shqiptare ishte ushqim për mendjen dhe shpirtin tonë ndër shekuj, kurse në kohën tonë, një vend meritor e zë edhe miku ynë, miku im, Ismet Peja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme