Haradinaj: Të pagjeturit në Kosovë mbesin plagë e hapur

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ditën e personave të zhdukur.

Në një status në Facebook, ai tha se motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhimbje që vazhdon.

“Sot bota kujton personat e zhdukur. Motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon. Ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre, në dheun e të parëve. Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme