Haradinaj: Thellë i prekur nga vdekja tragjike e mikes sonë

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vrasjes së një gruas në Prizren, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se është prekur thellë nga kjo ngjarje tragjike.

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!RH”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme