Haradinaj thotë se dy prej dëshmitarëve të mbrojtur në Speciale i njohin të gjithë

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Sepciale në Hagë po vazhdon senaca gjyqësor ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gjatë seancës, Haradinaj është pyetur për dëshmitarët e mbrojtur në procesin kundër tij, ndërsa ka thënë se edhe pse gjykata po i fsheh, ata janë të njohur për opinionin në Kosovë për qëndrimet e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Asnjë prej dëshmitarëve nuk është sekret. Për juve është sekret, por në Kosovë i njohin. Personin me numër 29, si emër është i njohur edhe për një fëmijë që ka lindur në vitin 2000 ai nga vitit 2001 ka filluar të shkruj publikisht në gazeta, është i njohur për të gjithë me shkrimet e tij e imponon me njoft”, ka thënë Haradinaj

Ndërsa për dëshmitarin me nr.30, ai tha se ka thirrur konferencë për media, ndërsa e ka vën në dyshim aftësinë e tyre mendore.

“Ky me numër 30 ka thirrë mediat privatisht, ata që kanë qenë gjyqtar në Kosovë është e pamundur të mos e dinë për të dytë. Për mua është i luajtur (çmendur)”, tha Haradinaj . 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme