Haradinaj thotë se varrezat e dëshmorëve në gjithë vendin do të rregullohen

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se kjo ditë është shumë e veçantë dhe duhet kujtuar çdo herë ata që e dhanë jetën për liri.

“Sot iu bashkuam nderimit për 99 dëshmorë të Prishtinës 79 janë të UÇK-së Ne ditën e sodit përkujtohen masakrat në Makoc te beteja e Marec edhe dje ishte përkujtimit në Poklek të gjitha këto ditë janë të mbushur me ngjarje që e shënojnë sakrificën e popullit të Kosovës për liri”.

“Gjatë ndërtimit ballafaqohemi me realitetin tonë ka varre që nuk janë përfunduar dhe ka plotë punë që na presin, por ajo që është me rëndësi që këto flijime të nxënë vend dhe të mos kemi më e kjo do të thotë se kujdesi ynë ndaj përgjegjësive duhet të jetë në nivel”.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se kujtimi për dëshmorët është forcë për të vazhduar përpara.

“Sot 20 vjet më parë filloi ofanziva masive në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. Ishin ushtarët e UÇK-së ata të cilët duhet domosdoshmërish që të vihen t’i dalin ballë ushtrisë serbe dhe t’i mbrojnë më se 80 mijë civil që ishin dëbuar nga kryeqendra në drejtim të strehimit”.

“Ishim bashkë luftëtarët të cilëve iu sakrifikua jeta e tyre për mbrojte të civilëve dhe territorit të Kosovës. Sot këtu jemi për nder të sakrificës dhe dëshmorëve të kombit dhe sigurisht që është e pa kalueshme shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”.

Naser Pacolli Kryetar i Shoqatës së Dëshmorëve në Prishtinë, tha se gjendja e varrezave në Prishtinë nuk është e mirë, por që kanë marrë mbështetje për rregullimin e tyre.

“Kemi 69 dëshmorë në komunën e Prishtinës gjegjësisht të UÇK së, kemi komplekse këtu në Prishtinë në Marec, Makofc. Në sot i lavdërojmë të gjithë”.

“Gjendja e varrezave në komunën e Prishtinës nuk është e mirë. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar të punojë morëm edhe premtimin e Kryeministrit që do të intervenoj”.

Të ngjashme