Haradinaj tregon për kërkesën e PSD-së: Komision për skemën pensionale

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 15:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është dorëzuar në Qeveri koncept dokumenti për skema të pensioneve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, raporton Ekonomia Online.

Njëra nga kërkesat e Partisë Socialdemokrate sipas kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë krijimi i komisionit për skeme pensionale.

“Kemi sugjerim për krijim të një komisioni një grup i deputeteve për skemën pensonale. PSD ka propozuar një propozim për këtë skemë, ka qenë edhe kërkesë për votim të buxhetit”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica është mirë që ai koncept dokument të miratohet dhe në vitin e ardhshëm të jetë gati.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale ka dorëzuar ne qeveri koncept dokumentin për skema të pensioneve. Është mirë që ai koncept dokument të miratohet dhe në vitin e ardhshëm ta kemi. Mirëpo duhet të krijohet një komision. Kosto buxhetore që prodhon ky dokument është deri në 2020 jo më herët”, tha Reçica, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 24, 2018

Të ngjashme