Haradinaj u blen veshje elegante grave të zyrës së tij

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 13:00 | Nga

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i vesh të gjithë punonjëset në mënyrë elenagnte. Blerjen e gardërobës për gratë që punojnë në zyrën e Haradinjat po e bën vet institucioni që ai drejton. Për këtë edhe ka shpallur një tender publik.

“Furnizim me veshje elegante për femra”, kështu quhet tenderi i fundit që ka shpallur Zyra e Kryeministrit në KRPP.

Për këtë tender nuk janë dhenë shumë detaje se për cilin staf janë këto veshje.

Në njoftimin për dhënie te tenderit veç është treguar se blerja e këtyre rrobave do t’i kushtoj qeverisë rreth 1 mijë euro, shkruan Gazeta Monitor.

Kurse , besimin për ta bërë këtë furnizim e ka marrë kompania “ARDI CO” që është shpallur fitues në mesin e tri kompanive konkurrente.

“Furnizim me veshje elegante për femra”. Vlera e përgjithshme e kontratës:€989.82. Data e nënshkrimit të kontratës 29.03.2018. Numri i tenderëve te pranuar:( 3 )”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme