Haradinaj u shpërndanë ëmbëlsira policëve për Bajram

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e ditës së Fitër Bajramit e ka nisur ndryshe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi, shihet duke iu shpërndarë ëmbëlsira Policisë së Kosovës.

“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.

Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve.RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 23. Mai 2020

Të ngjashme