Haradinaj uron besimtarët për fillimin e Ramazanit

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 14:24 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të muajt Ramazan, ka uruar besimtarët myslimanë.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme