Haradinaj uron Ditën e Fëmijëve nga bankat shkollore

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Në këtë ditë Haradinaj ishte në orë mësimore me nxënësit e Shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet.

Haradinaj kërkoi angazhim nga të gjithë bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim.

“Fëmijë të dashur, urime dita juaj!

Për “1 Qershorin” Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve isha në orë mësimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku u sfidova me pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin, dhe të ardhmen e vendit!

Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Urime Dita e Fëmijëve, 1 Qershori

Fëmijë të dashur, urime dita juaj! Për “1 Qershorin” Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve isha në orë mësimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku u sfidova me pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin, dhe të ardhmen e vendit! Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit! RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 1. Juni 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme