Haradinaj uron Nexhmije Pagarushën: Falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 11:29 | Nga
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen e 85-të.

Urimet për këngëtaren kanë filluar prej dje, ndërsa kësaj radhe e veçanta e ditëlindjes së saj ishte edhe dekorimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, Nexhmije Pagarusha ka pranuar urim edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka uruar ikonën e muzikës shqiptare edhe për dekorimin nga presidenti amerikan, Trump dhe ka falënderuar atë për veprat e pavdekshme muzikore.

“Diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare.

Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jasht gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik perlave të thesarit shqiptar.

Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, dhe falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi.

RH”, është mesazhi i Haradinajt në Facebook.

Të ngjashme