Haradinaj uron Pashkët, viziton familjen Lekaj në Gjakovë

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në Facebook ka uruar festën e Pashkëve duke e quajtur vlerë unike e së kaluarës dhe të sotmës shqiptare, shkruan EkonomiaOnline.

Ai tutje ka njoftuar se në ditën e Pashkëve së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë kanë vizituar familjen e Lek Lekajt në Novosellë të Gjakovës.

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj:

Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme