Haradinaj uron për festën e Sulltan Nevruzit

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook iu uroi festën e Sulltan Nevruzit, Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe mbarë komunitetit të besimtarëve.

Haradinaj uroi që kjo ditë të sjellë shëndet, ngrohtësi e harmoni për të gjithë.

‘Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe mbarë komunitetit të besimtarëve, iu uroj festën e Sulltan Nevruzit. Le të sjellë kjo ditë shëndet, ngrohtësi e harmoni për të gjithë!’, shkroi Haradinaj në Facebook. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme