Haradinaj uron popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, e ka uruar popullin dhe shtetin amerikan.

Sipas tij, SHBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë.

“Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme