Haradinaj vazhdon traditën, shërben policët me ëmbëlsira për Bajram

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vazhduar një traditë të tijën.

Ai mëngjesin e festës së Bajramit e nis gjithmonë duke u shërbyer policëve ëmbëlsira. Madje, ai një veprim të tillë e bën në shumicën e festive.

“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme