Haradinaj: Vendimet për Kosovën që ishin vendosur në tryezën e Mogherinit, i solla në Prishtinë

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me strukturat e partisë së tij në Viti, ka thënë se ka arrit që temat kryesorë për Kosovën t’i bartë nga tavolina e Federica Mogherinit dhe Aleksandër Vuçiqit, në Prishtinë.

Ai ka thënë se Kosova si shtet sovran i kishte dërguar këto vendime të mëdha në tavolinën e Mogherinit dhe Vuçiqit, transmeton Klan Kosova.

“Ne si shtet sovran i kishim çuar këto vendime në tavolinë të Mogherinit, Vuçiqit. Pra Qeveria ka hequr vendimet prej asaj tavoline dhe ka i sjellë në Prishtinë për t’i marrë Qeveria. Kjo ka qenë pak e vështirë për t’i ndryshuar disa rende, pa e hidhëruar askënd, por fatmirësisht e kemi bërë pa dëme të mëdha, siç thotë populli pa therë në këmbë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme