Haradinaj: Vizioni im është që zjarrfikësit të kthehen në forcë nacionale

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 14:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa kanë vizituar Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj tha se vizioni i qeverisë është që zjarrfikësit të kthehen në forcë nacionale.

“Kemi ardhur me ju shpreh mirënjohje. E di që shumë prej jush do të punoni sonte, ju lus ta bëni maksimumin që tu dilni sot qytetarëve në ndihmë. Nuk ka me shkuar e pavrejtshme përkrahja juaj, sa me mirë që silleni do ti fitoni zemrat e gjithë popullit”.

“Jemi të interesuar që ato që i kemi filluar në te kaluarën t’i përfundojmë. Krejt Kosova ju shpreh mirënjohje. Uroj që ndërrimi i natës të mos ketë punë sonte. Vizioni im është të ktheheni në force nacionale”, tha Haradinaj.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka ka falënderuar kryeministrin për vizitën dhe e ka njoftuar për ndërrimin e sotëm dhe punën e zjarrfikësve.

Kryetari i sindikatës se zjarrfikësve, Muharrem Beka e falënderoi kryeministrin për përkrahjen.

“Në emër të sindikatës ju falënderoj dhe shpresoj që çështja e zjarrfikësve do të rregullohet ashtu siç meriton. Ju falënderojmë për qasjen dhe jemi të kënaqur me trajtimin që po e bëni”, tha Beka.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme