Haradinaj viziton fëmijët pa përkujdesje prindërore, i uron për Vitin e Ri

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 16:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten, Anitën, me rastin e ndërrimit të moteve ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj e ka uruar personelin e kësaj qendre për punën e bërë, ndërsa ka çmuar të gjithë ata që në këtë natë gjenden në shërbim të popullit.

“Dua me e fillua urimin për Vitin e Ri të fëmijët e fshatit SOS. Drejtoresha e kolektivi po bëjnë një punë të mrekullueshme për kujdesin e këtyre fëmijëve dhe me të vërtetë këta fëmijë janë të mrekullueshëm dhe pra me Anitën e bëmë një gjest të vogël një urim. Pastaj do të shkojmë të doganierët të policët po ashtu zjarrfikëset dhe të gjithë i urojmë Vitin e Ri. Po ashtu ndjemë një borxh ndaj atyre që sonte janë në punë në ndërrimin e mot moteve”, tha ai.

Drejtoresha e SOS fshatit në Prishtinë, Nezahate Salihu i bëri thirrje institucioneve të vendit që të bëjnë më shumë për këta fëmijë.

“Ne falënderojmë Kryeministrin për vizitën dhe kjo nuk është hera e parë qe janë bashkëngjit në fushatat që kemi pas. Dhe ne falënderojmë qe janë bërë miqtë tanë të familjes tonë të madhe sepse çdo familje e madhe ka miq. Shpresojmë që miq tanë do të zgjerohen më shumë dhe shpresoj që institucionet tona me të vërtet të ardhmen që të mendojnë më shumë për këta fëmijë sepse këta janë fëmijët tanë dhe shpresoj për një të ardhme më të mirë të këtyre fëmijëve”, tha ajo.

Haradinaj sonte do të vizitojë shumë institucione të cilat pavarësisht festës së Vitit të Ri do të përkujdesen për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve të vendit.

Të ngjashme