Haradinaj viziton KOSTT-in, thotë se Qeveria do të përkrahë këtë institucion

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 14:32 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Kryeministri ka parë nga afër punën që po zhvillohet në KOSTT, shkruan EkonomiaOnline.

Haradinaj tutje ka vazhduar në takim me stafin e KOST, ku mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Ndërsa Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se KOST është adresë e rëndësishme, ndërsa pati një mesazh për punëtorët qe mos të u ik vëmendja në punë.

Pas vizitës të dy dolën në konferencë për media.

Kryeministri tha se KOSTT-i është një institucion i rëndësishëm dhe se do të vazhdojnë të përprahin.

Pati edhe një këshill për këtë institucion.

“Rëndësia e KOST-it është më e madhe kur kemi parasysh pa anëtarësimin vet energjetik. Është një sukses i Kosovës dhe operatorëve që të na njohin edhe neve si partnerë. E kisha edhe një këshillë për KOST-in. Të mos humbet vëmendja në punë. KOSTT-i e ka një pjesë të përgjegjësisë një pjesë tjerët, ka përfunduar Haradinaj.

Drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala tha se Qeveria i ka dhënë një përkrahje të madhe kësaj ndërmarrje.

“Qeveria Është një ndër institucionet qe i ka dhënë përkrahje të madhe  KOST-it në lidhje me votimet qe kanë të bëjnë me proceset rreth pavarësimit  të KOST-it  rreth Evropës  kontinentale”, tha ai.

Image may contain: 6 people, people standing, suit and indoor
Image may contain: 1 person

Të ngjashme