Haradinaj viziton sot pasdite vendin ku po bëhen kërkime për dy policët

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 10:09 | Nga

Zyra për informim e kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj viziton sot vendin ku po bëhen kërkimet për dy policët e humbur në Lumin Lepenc.

Vizita e tij do të zhvillohet sot në ora 17:00.

Ndryshe, sot është dita e katërt e kërkimeve që po bëhen për të gjetur dy policët që janë zhdukur nga aksidenti që u ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës së kaluar.

Të ngjashme