Haradinaj viziton varret e prindërve të heroit Fehmi Lladrovci

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot varret e prindërve të heroit të kombit, Fehmi Lladrovcit, bacit Tush dhe nënës Shefkie.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar fjalët e heroit, Fehmi Lladrovci, “”Dhe ne nuk i kemi marrë armët në dorë për arsye se kem dëshirë apo jem të sëmurë me luftu, po i kemi marrë për arsye se është domosdoshmëri”.

Haradinaj është pritur edhe nga i pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të cilit i ka ndarë edhe medalje.

“Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, vëllait të Heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Kryetarin, e falënderoj për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme