Haradinaj: Vjedhja e bustit të luftëtarit të UÇK-së është akt i shëmtuar

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj.

“Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e tij të çmohet dhe respektohet”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 15. September 2019

Të ngjashme