Haradinaj vlerëson lartë shërbimin e ish-komandantit Rrahman Rama

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka vlerësuar punën e ish-komandantit të FSK-së, Rrahman Rama.

“Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor. E njoh shumë gjatë dhe nga afër, e njoh në punë me shumë profesionalizëm. Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama”.

Gjithashtu, Haradinaj ka uruar komandantin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Komandantit të ri të FSK-së, ushtarakut të UÇK-së e pjesëtarit të një familje emblemë kombëtare, Gjeneralmajor Bashkim Jashari i uroj suksese dhe punë të mbarë. Jemi bashkë në punë të mira për sigurinë e Atdheut dhe të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Të ngjashme