Haradinaj: Vrasja e Qassim al-Rimi, lajm i mirë për paqen dhe sigurinë anembanë botës

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të enjten se forcat amerikane kanë vrarë udhëheqësin e Al-Kaedës, Qassim al-Rimi në Gadishullin Arabik në një operacion në Jemen.

Al-Rimi mori përsipër përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Stacionin Ajror Detar të SHBA Pensacola në Florida, ku tre marinarë amerikanë u vranë.

E lajmi për vdekjen e tij e ka gëzuar edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili e quajti si “një lajm të mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës”, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj po ashtu tha se Kosova qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në llogarinë e tij në FCB:

Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.

Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore.

RH

Të ngjashme