Hartimi i Kodit Civil do të përfundojë në vitin 2019

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 10:39 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë (MD), ka filluar punën për hartimin e Kodit Civil, ku model për hartimin e këtij kodi është marrë Gjermania.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se në mesin e prioriteteve të saj e ka renditur edhe hartimin e Kodit Civil.

“Procesi i kodifikimit duhet të shihet edhe si reformim i së drejtës civile. Fillimi i procesit të kodifikimit ka filluar që nga viti 2015. Fillimi i procesit të kodifikimit ka nisur në vitin 2015 ngaKomisioni Shtetëror për hartimin e draftit të Kodit Civil. Gjatë punës dy vjeçare të këtij komisioni janë ndërmarrë hapa te rëndësishëm, ndër ta edhe hartimi i draftit fillestar të Kodit. Për të vazhduar punën e nisur në vitin 2015, në nëntor të vitit 2016 Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë që të vazhdojë punën në kodifikimin e së drejtës civile. Kjo punë është duke vazhduar. Grupi Punues për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të hartimit dhe finalizimit të Kodi Civil në kuadër te Ministrisë së Drejtësisë është aktiv dhe mbikëqyrë punën e tri nëngrupeve tematike”, ka thënë ajo.

Sipas saj, grupi punues është aktiv dhe po punon vazhdimisht.

“Angazhimi në hartimin e këtij kodi është projekt serioz. Ne kemi vendosur që të ndiqet modeli gjerman sepse ky i fundit i përshtatet nevojave të Kosovës. MD do të sigurohet se ky model do të përdoret si referencë. Me qëllim të përcaktimit të një sistemi ligjor referencë, Ministria e Drejtësisë, pas shqyrtimit të kujdesshëm, ka vendosur që Kodi Civil të ndjekë modelin gjerman. Vendimi që të ndiqet modeli gjerman është rrjedhojë e ngjashmërisë në qasjen ligjore, metodologjinë dhe traditën ligjore dhe besimin se modeli gjerman i përshtatet më mirë nevojave të Kosovës. Duke ndjekur këtë model besojmë se do të sigurojmë përputhshmëri me standardet dhe praktikat më të mira evropiane”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka bërë thirrje të gjitha organizatave që të përcjellin punën dhe të bëjnë komentet dhe rekomandimet e tyre.

Ndërsa, Profesori Iset Morina ka thënë se një kodifikim i tillë do të ndikojë në sundim të ligjit.

“MD është bartëse e këtij projekti masovik dhe sfidues”, ka thënë ai.

Sipas tij, kodi do të jetë voluminoz me një strukturë të qartë. Ky kod do të jetë udhërrëfyes për secilin qytetar për të drejtat e veta private. Hartimi i këtij kodi do të përfundoj në fund të vitit 2019.

Të ngjashme