Hasanaj: Vëmendja tashmë të kthehet kah mbrojtja e lumenjve dhe efiçienca e energjisë

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka mbajtur konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Odën e Gjelbër Ekonomike të Amerikës.

Drejtori Ekzekutiv i “Let’s Do it Kosova”, Luan Hasanaj, tha se do të punojnë për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjmë me ujin, ashtu siç janë mobilizuar të gjithë, përfshirë institucionet në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Sipas tij, edhe pse në vend janë të vetëdijshëm se lumenjët e liqenet në Kosovë janë të ndotura, deri më tani shumë pak është bërë në përmirësimin e gjendjes aktuale.

“Kemi vërejtur që ujërat lumenjtë, liqenet në vendin tonë janë të ndotura, mirëpo shumë pak merremi me shkakun ose bëjmë shumë pak që ky problem të zgjidhet. Mendoj qe ka ardhur koha që të ulemi të diskutojmë ku janë problemet, çfarë duhet të bëhet. Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat që i kemi që të ju ndihmojmë edhe juve qe kjo problematikë të zgjidhet”.

“E kemi shembullin e fushatës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’… Mendoj që në të njëjtën mundemi ta bëjmë edhe me ujërat duhet të bashkëpunojmë më shumë me komunitetin, me ujërat”, tha Hasanaj, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, këshilltari i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, prezantoi punën e bërë nga MMPH-ja për ujin dhe energjinë.

Ai shtroi rëndësinë e rritjes së vetëdijësimit në mbrojtjen e ujit dhe përdorimit racional të tij.

“Vitin e kaluar kemi miratuar strategjinë e ujërave dhe tani jemi në shqyrtimin e ligjit të ujërave. Tani jemi në fazën fillestare të negociatave me Bankën Botërore për ndërtimin e akumulacioneve në Kosovë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor poashtu ka dhjetra projekte për menaxhimin e ujërave. Është e rëndëishme që të kemi një vetëdijësim më të madh në mbrojtjen e burimit të ujit dhe përdorimin racional të tij”, u shpreh Sahiti.

Michelle Thatcher nga Oda Ekonomike Amerikane tha se puna e bërë nga Lets Do It Kosova do të jetë shembull që do të mund të i prezantohej gjithë botës.

Ndërsa tha se ndryshimet nuk mund t’i kërkojnë vetëm nga qeveritë.

“Në raportin e kohëve të fundit vetëm 16 nga 195 e kanë detyrën të bëjnë këto ndryshime. Nuk mund të kërkojmë këtë vetëm nga qeveritë por të gjithë duhet të angazhohemi. Tani është koha dhe ne po e bëjm në kuadër të ekspeditave diplomatike. Lets do it Kosova është një nga partnerët tonë dhe ne mund të ua tregojmë historinë e tyre gjithë botës”, tha Thatcher gjatë prezantimit të saj.

Albena Rashitaj, këshilltare e kryeministrit, ka thënë se eficienca është ajo që më së shumti i duhet Kosovës.

“Vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë të kuptojë se si mbrohet mjedisi në vendet e zhvilluara dhe si ndiqen rrugë për mbrojtje të mjedisit. Qeveria e Kosovës për herë të parë është përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit. Ne si institucione duhet të ndajmë nevojat e vendit tonë për energjinë e ripërtëritshme, energjinë solare, krijimin e liqeneve artificiale dhe pastaj të mendojmë për të ardhme më të largët, për hidrocentralet. Efiçienca është ajo që më së tepërmi i konvenon Kosovës”.

Të ngjashme