Hasani: Gati janë masat që do t’i marrë Qeveria për parandalimin e drogës te të rinjtë

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Task Forca Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, së bashku me institucionet anëtare të saj, është në fazën finale për ta përcjellë për miratim tek Kryeministri, dokumentin me masat që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të shpërndarjes dhe konsumimit të narkotikëve tek të rinjtë.

Shefi i Task Forcës Avdullah Hasani, tha se trupa që ai e drejton dhe institucionet tjera anëtare tani më janë në fazën e fundit të konsultimeve lidhur me propozimin-vendimin për masat që do të ndërmerrën nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe sektorit të sigurisë në vend, me qëllim të parandalimit të dukurive negative tek të rinjtë, në këtë rast parandalimin e konsumimit të narkotikëve dhe zvogëlimin e kriminalitetit tek të rinjtë.

Ndryshe fushata shtetërore “ Jo drogë tek të rinjtë- Siguri në Shkolla” shpejt do të filloj publikisht edhe në të gjithë territorin e Republikë së Kosovës, ku prioritet do ta ketë vetëdijesimin e të rinjve lidhur me pasojat shëndetësore dhe ligjore që vijnë nga konsumimi ose shpërndarja e narkotikëve Qeveria e Kosovës, kohë më parë ka nxjerrë vendim për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimin e Task Forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla. Shefi i task forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ndryshe kjo është task forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar.

Të ngjashme