Hasani merr pjesë në iftarin veç me prodhime vendore

Prizren | 30 Maj 2018 | 22:19 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë sot në iftarin e organizuar nga shoqata zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” nga Prizreni. Ky iftar, sipas Hasanit, është organizuar me prodhime vendore, mbështetjen e të cilave, ai ka theksuar se e ka “top prioritet”.

Hasani është zotuar para afaristëve çër mbështetje të pakursyer, me qëllim që ata të kenë një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes, raporton Gazeta Monitor.

Ministri Hasani po ashtu ka premtuar për afaristët në Prizren krijimin e Zonës Ekonomike dhe një projekt për turizëm.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte me ftesë të shoqatës së zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” nga Prizreni, mora pjesë në iftarin tradicional që organizohet nga kjo shoqatë. Është kënaqësi e veçantë që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të ushqehesh në një tryezë ku ka vetëm prodhime vendore, mbështetjen e të cilave e kam top prioritet.

Duke ua uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, u premtova afaristëve prizrenas mbështetjen e pakursyer të Ministrisë që unë drejtoj për t’i ndihmuar ata dhe për të krijuar ambient të përshtatshëm për të bërë biznes.
Gjithashtu u thashë atyre se shumë shpejt do të nisim edhe me realizim e dy premtimeve tona që i kemi bërë para disa ditësh gjatë një vizite me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj për Zonën Ekonomike në këtë qytet dhe një projekt tjetër për turizmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme