Hasani i NISMA-së: Kosovës tash më shumë se kurrë i nevojitet formimi i Ushtrisë

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 15:26 | Nga

Anëtari i kryesisë së NISMA’së për Kosovën, Bajram Hasani, e ka komentuar tentimin e shtetit serb për futjen e trenit të Serbisë dje në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bajram Hasani ka vlerësuar se Kosovës tash më shumë se kurrë i nevojitet formimi i Ushtrisë së Kosovës. Ai ka kritikuar institucionet qeverisëse se e kanë lënë në harresë krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ndonëse kufijtë e Kosovës rrezikohen çdo ditë ne ende nuk kemi ushtrinë tonë. Serbia përveç që na kërcënon çdo ditë se do të dërgojë forcat e saj dhe po ashtu përmes Listës serbe e bllokon krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Hiq më larg se sot morëm kërcënim nga presidenti serb Nikoliq se Serbia do ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë”, ka thënë Hasani.

Ja postimi i plotë i Hasanit:

Ndonëse kufijtë e Kosovës rrezikohen çdo ditë ne ende nuk kemi ushtrinë tonë. Serbia përveç që na kërcënon çdo ditë se do të dërgojë forcat e saj dhe po ashtu përmes Listës serbe e bllokon krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Hiq më larg se sot morëm kërcënim nga presidenti serb Nikoliq se Serbia do ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë

E çfarë bëjmë ne?

Vetëm flasim se na duhet konsensus me partitë serbe në Kosovë mbi Krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe asgjë më shumë.

E dimë se Ushtria nuk mund të bëhet pa një kompromis gjithëpërfshirës por është për të ardhur keq se si institucionet e Kosovës pothuajse e kanë harruar fare transformimin e FSK -së në Ushtri.

Këto institucione nuk kanë bërë as ndonjë analizë për ndryshimet kushtetuese, që do të bazohej në praktikat dhe standardet evropiane.

Sovraniteti dhe territori i Kosovës po rrezikohen çdo ditë dhe është koha fundit që të krijohen Ushtria e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme