Hasani: Për kohën që akuzohem, kisha imunitet

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 08:49 | Nga

Enver Hasani nuk i është bindur vendimit të fundit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila i ka kërkuar të mos e shtrojë më çështjen e imunitetit funksional karshi akuzave sa ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot Koha ditore.

Ai, në seancën ku ishte paraparë që të paraqitej kundërshtimi i aktakuzës, sërish e ka ngritur çështjen e imunitetit funksional e diplomatik, duke thënë se nuk mund të zhvillohet asnjë procedurë penale ndaj tij për vendimet që janë nxjerrë sa ishte kryetar i Kushtetueses.

Ka kërkuar që aktakuza të hidhet krejtësisht poshtë. Mirëpo, me këtë pretendim nuk është pajtuar Prokuroria, duke i kërkuar gjykatës që të mos e marrë për bazë. Ndaj kundërshtimit gjykata pritet të vendosë ditëve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme