Hasani: Përdoruesit më të shpeshtë të drogave janë moshat 15 deri në 20 vjeç

Pejë | 03 Dhj 2019 | 12:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Task-Forcës për luftimin e drogave në shkolla, Avdullah Hasani, është takuar me drejtorin e Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj dhe Këshillin e Prindërve lidhur me parandalimin e narkotikëve nëpër shkolla, raporton Ekonomia Online.

Hasani tha se qëllimi kryesor është parandalimi i drogave te gjeneratat e reja dhe për këtë po angazhohet që me veprime konkrete të arrihen rezultate pozitive.

Sipas Hasanit, përdoruesit më të mëdhenj të drogave janë moshat prej 15 deri në 20 vjeç.

“Në muajin korrik, Qeveria e Kosovës ka themeluar Task-Forcën e niveli të lartë për anti-drogë dhe siguri në shkolla. Kjo ka për qëllim parandalimin e narkotikëve te gjenerata e reja. Kryeministrat e Kosovës edhe në mandatet e kaluara kanë kërkuar qe të rriten ligjëratat në shkolla për parandalim. Moshat 20-27 kanë qenë përdoruesit më të mëdhenj të viteve të kaluara  kurse tash mosha 15-20. Nuk është çështje politike, por është  sociale sepse tashmë ka hyrë në shtëpi dhe po shkakton probleme. Ne i kemi pasur 8 muaj fazë për tu informuar me probleme që kanë hasur institucionet për parandalimin e kësaj dukurie”.

Sipas tij, duhet të vendosen kamera në shkolla për parandalim e këtyre dukurive. Ai shtoi se Kosova ka nevojë për një sensibilizim të edukimit shkollor dhe atij familjar.

“Task-Forca parasheh në nivel vendosjen e kamerave dhe mekanizmave të tjerë në shkollat e Republikës së Kosovës si dhe ndryshimin e rregulloreve të drejtësisë për parandalimin e narkotikëve dhe përmes masave ligjore jo vetë burgim, por edhe të punës së detyrueshme. Kosova ka nevojë për një sensibilizim të edukimit shkollor dhe atij familjar. Kjo dukuri është e pandalshme sepse edhe vendet më të zhvilluar kanë dështuar me zhduk përdorimin e narkotikëve por ne po synojmë përmes vetëdijesimit me parandaluar këtë dukuri”.

“Kosova ka nevojë imediate ta ndërtojë qendrën për sëmundjet e varshmërisë në mënyrë që fëmijët tanë mos me ik në sektorin privat dhe rehabilitimi i tyre të bëhet në mënyra shëndetësorë që edhe ata ti

Ai tha se komuna e Pejës është shembull në krahasim me komunat e tjera dhe në qoftë se nuk reagohet me kohë, Kosova mund të përfundoj si një prej vendeve me përdorimin me të madh të narkotikëve.

“Komuna e Pejës mund të jetë shembull për komunat e tjera në raport me komunat e tjera. Në rast se nuk reagojmë me kohë, Kosova mund të përfundoj si njëra prej vendeve me përdorim më të madh të drogës. Ne kemi një ide që me video-mesazhe dhe billborda në mënyrë që të parandalohet shitja dhe përdorimi i narkotikëve. Kampanja fillon në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të shoqërohet me sundimin e ligjit.Ne i kemi kërkuar Ministrisë  së Arsimit që të futet një lëndë në shkolla për sensbilizmin dhe parandalimin e narkotikëve”, tha Hasani.

Drejtori i Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj, tha se Peja ka punuar shumë në këtë fushë si dhe është bërë vendosja e kamerave.

“Sot kemi nderin që kemi shefin e Task-Forcës  këtu. Peja ka bërë shumë punë për sigurimin në shkolla sepse kemi vendosur edhe kamerat nëpër shkolla dhe deri tani nuk ka pasë ndonjë rast. Ne do t’i pranojnë të gjitha përformancat që vinë nga Qeveria dhe është e domosdoshme që të vetëdijesohen nxënësit”, tha Avdimetaj, raporton EO.

Para këtij takimi, Hasani është pritur nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Të ngjashme