Hasani: Qeveria Haradinaj ka rritur mbështetjen për rininë

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 15:38 | Nga

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re në Kabinetin e Kryeministrit, Avdullah Hasani, ka takuar një numër studentë nga vende të ndryshme që po e vizitojnë Kosovën. Me këtë rast, ai ka folur për punën, që sipas tij, po bën Qeveria e Kosovës po bën për krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e cilësisë në arsim, mbështetjen e sportit, diplomacisë kulturore, rritjen e nivelit të prezencës së të rinjve në institucione dhe aktivitete të tjera.

“Është një vullnet i madh i Qeverisë, dhe personalisht i kryeministrit të Republikës, që të përkrahen të gjitha idetë e nevojshme dhe kreative nga ana e të rinjve dhe institucioneve të tjera”, ka deklaruar Hasani, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse është rritur kjo mbështetje, të shpeshta për këtë vit kanë qenë problem edhe planifikimet buxhetore nga viti i kaluar”.

Hasani ka theksuar se “është një pajtueshmëri që në vitin e ardhshëm të shumëfishohet dhe të konkretizohet përkrahja për aktivitetet e Gjeneratës së Re”.

Të ngjashme