Hasani takohet me rektorin Buza, dakordohen për nisjen e kampanjës kundër narkotikëve

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task-Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla, Avudllah Hasani, është takuar me Rektorin e Universitetit të Gjakovës, Shaban Buza.

Ai tha me Buzën u dakorduan që të fillojnë kampanjën kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në institucionet edukative arsimore.

Postimi i plotë:

Takim i veçantë me Rektorin, Prof.Dr.Shaban Buza.

Kënaqësi të dëgjoja nga ai eksperienca dhe këshilla dhe bashkërisht u dakorduam që me Universitetin e Gjakovës të krijojmë në një bashkërendim agjendash në kuadër të TaskForcës që të fillojmë kampanjën kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në institucionet edukative arsimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme