Hasani tregon se çka bisedoi me drejtorin e Aviacionit Civil dhe me atë të Pallatit të Rinisë

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Shefi i TaskForcës Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, përmes një postimi në rrjetin social  FaceBook, ka treguar se me Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil në takimin që kishte pasur dje  ka biseduar rreth masave kundër shpërndarjes së narkotikëve tek të rinjtë dhe pamundësimin e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të koordinimit për fillimin e fushatës shtetërore kundër prezencës së narkotikëve tek të rinjtë.

Në këtë postim ai ka bërë të ditur se ka takuar edhe Drejtorin e Pallatit të Rinisë z.Ilir Dugolli, ku i ka kërkuar mbështetjen për fushatën shtetërore anti drogë tek të rinjtë si dhe rritjen e aktiviteteve rinore brenda Pallatit të Rinisë.

Postimi i plot i Hasanit

“Njëjtë sikurse me z.Eset Berisha, Drejtorin e Aviacionit Civil, ku  biseduam rreth masave kundër shpërndarjes së narkotikëve tek të rinjtë dhe pamundësimin e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, në kuadër të koordinimit për fillimin e fushatës shtetërore kundër prezencës së narkotikëve tek të rinjtë, kam takuar edhe Drejtorin e Pallatit të Rinisë z.Ilir Dugolli.

 Nga Drejtori Dugolli mora mbështetjen e tij dhe institucionit që ai drejton, për angazhimin maksimal që në kuadër të fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë, të rriten aktivitetet kulturore dhe rinore brenda Pallatit si dhe të ofrohet siguri për të rinjtë që frekuentojnë Pallatin e Rinisë.

Fushata shtetërore kundër prezencës së narkotikëve tek të rinjtë e bashkërenduar me të gjitha institucionet relevante do të jetë më e fuqishme në ditët në vijim me lansimin e programit dhe kalendarit me aktivitetet e saj.”

Të ngjashme