Hashim Thaçi bën nderime tek varri i John McCain

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi po gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e vdekjes së Presidentit të 41-të SHBA-ve, George H.W. Bush, Thaçi kujtoi edhe një tjetër mik të shqiptarëve.

Ai bashkë me ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Citaku, ka shkuar të bëjë nderime në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, ku gjendet varri i senatorit John McCain.

“Në dy dekadat e fundit, sa herë që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam takuar gjithmonë senatorin, John McCain. Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës” shkroi Thaçi, në postimin e tij në Facebook.

“Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore” shkroi më tej Presidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme