Hashim Thaçi e dekoron Halil Kastratin me Medaljen “Shën Tereza”

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Halil Kastratin me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”

“Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Halil Kastrati sot është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor.”, ka thënë ai.

“Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza””, shton Presidenti.

Të ngjashme