Hashim Thaçi në zyrat e EULEX-it

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 12:13 | Nga Aulona Sylaj

Presidenti në dorëheqje Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës është paraqitur te zyrat e EULEX-it, prej nga do të udhëtojë në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi është dërguar në selinë e EULEX-it me një veturë private. Vetura më pas është larguar me Bekim Çollakun në të. Çollaku ishte shef i kabinetit të Thaçit.

Në një konferencë për medie ai ka dhënë dorëheqje ku edhe bërë të ditur se ka marrë konfirmim nga Specialja për aktakuzën.

Thaçi më tej ka shtuar se është i gatshëm që të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme