Haskuka bashkë me Kurtin vizitojnë Gjimnazin “Loyola“

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë vizituar sot Gjimnazin “Loyola“ në Prizren dhe rrjetin e institucioneve të shkollës sonë- Shkollën Fillore “Loyola“, Qendrën Edukative “Loyola-Tranzit“ dhe projektin më të ri, “Loyola-Profesionale“.

Drejtori ekzekutiv i “Loyola-Gymnasium”, Axel Bödefeld, i njoftoi mysafirët mbi ecurinë e procesit eduativo-arsimor në të gjitha nivelet dhe punën e palodhshme të Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit“, që po hapë rrugët e shpresës dhe edukimit për komunitetin RAE, si dhe për punët përgatitore për hapjen e Shkollës Profesionale.

Mysafirët shprehën konsideratat e tyre për punën dhe rezultatet e deritanishme të shkollës sonë dhe gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme