Haskuka mbledh rreth sofrës “trojet shqiptare”

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, shtroi një drekë për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, raporton EkonomiaOnline.

Aty morën pjesë politikane nga pothuajse të gjitha viset shqiptare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i VV-së Albin Kurti përmes llogarisë së tij ne facebook.

Ky ëështë postimi i pltoë i Kurtit:

Kryetari i komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, sot shtroi një drekë për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Këtu ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Asamblistja e Kuvendit Komunal dhe ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Prof.Dr. Blerim Reka, kryetari i SDA-Sanxhak, Sulejman Ugljanin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, deputetët e VETËVENDOSJE!-s, Drita Millaku, Arbërie Nagavci e Arbër Rexhaj, kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, z. Ismet Azizi, ish deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj.

10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.

Të ngjashme