Haskuka shprehet i tronditur pas vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i tronditur pas vrasjes së një 15 vjeçari në Prizren.

“Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura”.

I pari i Prizrenit ka bërë me dije se edhe autori i krimit është i mitur, me të cilin po merren organet e rendit për të hetuar rrethanat e tjera të ngjarjes.

“Nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, u informova që personi përgjegjës, i cili po ashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje si dhe policia është duke hetuar të gjitha rrethanat në lidhje me këtë rast të rëndë”.

Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, derisa ka shprehur dëshirën që ngjarje të tilla ët mos përsëriten.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Me shpresë që ngjarjet e tilla të mos ndodhin kurrë më”, ka përfunduar Haskuka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme