Haskuka: Vajza e axhës është e punësuar në Komunën e Prizrenit përmes konkursit

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pranuar se një familjare e tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq. Bëhet fjalë për vajzën e axhës së tij.

Haskuka është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.

“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka në 038 të KTV.

Ndryshe, partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare.

Të ngjashme