Haskuka viziton policët, mjekët dhe zjarrfikësit në detyrë, ua uron festën

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar punëtorët e shërbimeve të cilët ndoshen në detyrë.

“Përderisa të gjithë ne festojmë në shtëpi, pranë familjeve tona, ka disa “heronj” që punojnë pa pushuar për ne, për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi”.

“Me rastin e shënimit të festës së Vitit të Ri, sot si shenjë falënderimi për punën e tyre të palodhshme, vizitova stafin e Urgjencës, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe të laboratorit të saj, të cilët gjatë gjithë vitit 2020, që ishte sfiduese për të gjithë ne, ishin në krye të detyrës për mbrojtjen e shëndetit tonë kundër virusit Covid-19 dhe sëmundjeve tjera”, është shprehur ai përmes Facebook.

“Po ashtu, për t’iu uruar festën dhe për t’i falënderuar, sot vizitova edhe zjarrfikësit e Komunës së Prizrenit dhe Policinë e Kosovës, të cilët së bashku me inspektorët komunalë, kanë punuar 24 orë për sigurinë e qytetarëve të qytetit tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme