Havolli thotë se e kanë mbështetjen e Hotit për pagën e ndërrimit të natës për infermierët

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 13:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka thënë se kërkesat e tyre ku njëra ndër to është rritja e pagës për ndërrimin e natës është duke u diskutuar me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, raporton Ekonomia Online.

Havolli thotë se ata kërkojnë që paga për ndërrimin e natës të dyfishohet dhe të jetë 36 euro. Sipas tij për këtë kërkesë e ka mbështetur kryeministri në detyrë.

“Kërkesat tona në vazhdimësi kanë qenë drejtuar qeverisë, mirëpo siç duket ky komunitet në mungesë të përfaqësimit me kohë në institucionet tona ka pasur mangësinë e përfaqësimit si duhet për me i prezantuar këto vlera. Përveç kërkesave të tjera jo më pak të rëndësishme siç është ligji i pagave në këtë kohë e kemi pezulluar deri në qetësimin e kësaj pandemie, mirëpo kërkesa e sindikatës po edhe e imja është që ndërrimet e natës të cilat janë të paguara në mënyrë jonormale duhet të rriten për 18 euro. Që nga hyrja për kandidat veç kam filluar për të negociuar në mënyrën më të rëndësishme duke e bindur edhe kryeministrin edhe pse është i bindur që duhet të shtyhet kjo kërkesë, mirëpo ka mbetur që ministria e Financave për ta finalizuar këtë kërkesë”, shtoi ai.

Havolli i cili është edhe kandidat i LDK-së për deputet është shprehur se nëse arrin të marrë  besimin qytetar për të qenë pjesë e kuvendit të Kosovës, nuk do të lejojë që të shtypet ky komunitet.

“Në rast se do ta marr besimin qytetar por edhe të komunitetit tim për ta përfaqësuar në kuvendin e Kosovës jam shumë i bindur që më nuk do të lejojë që ky komunitet të shtypet siç është shtypur dhe nuk është vlerësuar sipas meritave që kanë pasur në këtë kohë pandemie. Qëllimi im i parë do të ishte të ngrisë dhe të shtyjë ligjin e pagave i cili ligj e rregullon dhe stabilizon këtë komunitet i cili është jo i trajtuar mirë që nga paslufta e deri më sot”.

Havolli ka thënë se deri më tani janë 2000 infermierë të infektuar me Coronavirus.

Tutje, ai tha se situata është duke u menaxhuar mjaft mirë sa i përket pandemisë.

“Realisht prej marsit kur ka filluar pandemia në Kosovë. Deri më tani 2000 infermierë në nivel vendi të infektuar duke u përballur më Covid19. Që nga qershori e këndej me një ekonomi të hapur, me biznese të hapura dhe me një lëvizje të kufizuar,  duke iu dhënë mundësi që të gjithë të punojnë në sektor të ndryshëm është duke u menaxhuar mirë dhe jemi të kënaqur me këtë menaxhim sa i përket pandemisë”, shtoi Havolli.

Havolli  ka folur edhe për largimin e infermierëve nga Kosova, ku tha se kjo po ndodh për shkak të pagave të ulëta.

“Ka infermierë të dy skajeve ku është një pjesë ku nuk mund ti menaxhojë nevojat e familjes me këto paga të ulëta por edhe që duan të ketë një jetë më të mirë jashtë vendit dhe student të rinj që nuk mund të futen në mungesë të hapjes së konkurseve. LDK-ja e ka në program që të rriten resurset humane edhe për këtë komunitet mbi bazat e planifikimit ekonomik”, tha ai.

Të ngjashme