Hawaas u premton egjiptianëve të Kosovës se do të forcojë lidhjet e tyre me shtetin e Egjiptit

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 11:29 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e “Javës Egjiptiane”, Dr. Zahi Hawass, arkeolog egjiptian, ish-ministër në Egjipt dhe aktualisht ambasador në OKB për çështjen e antikiteteve ka mbajtur një ligjëratë për lidhjet e egjiptianëve të Kosovës me Shtetin e Egjiptit.

Hawass u ka premtuar egjiptianëve të Kosovës se do të jetë zëri i tyre në Egjipt dhe se do të punojë për të forcuar lidhjen e mes tyre.

Për ta bërë këtë Hawass tha se duhet tw ketë dialog të hapur me egjiptianët. Në kuadër të kësaj, sipas tij, duhet të realizohen vizita të ndërsjella Kosovë-Egjipt.

Ish-ministri egjiptian e vlerësoi se duhet gjithashtu që të publikohet një revistë e cila sipas tij, do të sillte Egjiptin modern te egjiptianët e Kosovës.

Ai i siguroi egjiptianët se është i gatshëm që me tërë kapacitetin e tij tu ndihmojë në realizimin e këtyre synimeve.

“Unë do të jem zëri juaj në Egjipt dhe do të mundohemi që edhe egjiptianët më i sjellë në Kosovë dhe të këtë dialog të hapur me ju, krejt çka mund të ju ndihmojmë juve të sjellë disa filma që të dini më shumë për Egjiptin. Duhet ta sjellim kulturën moderne tek ju. Duhet të publikojmë çdo muaj jo revistë por disa faqe aty-këtu, do te jetë urë shtesë që Egjipti modern të mbërrijë te ju”.

“Të gjitha këto rekomandime ju premtoj se do ti bëjë. Jam i gatshëm me zemër të ju ndihmojë, ju mbetet juve të vazhdoni këtë marrëdhënie më tutje. Na duhet të kemi një strategji, ju premtoj se këto do ti fus në veprime konkrete”.

Hawass tha se egjiptianët janë popull unik, mikpritës dhe pjesëtarët e tij duhet të jenë krenar për këtë.

“Ne jemi njerëz të shkëlqyeshëm, jemi mirëpritës, të sjellshëm, jemi mysliman shumica, flasim arabisht por s’jemi arab, ne jemi unikat, dallojmë prej çdo kombësie dhe për këtë arsye duhet të jeni krenar që jeni egjiptian. Ju dihet të punoni qysh me i mësuar fëmijët e juaj për Egjiptin e lashtë, por edhe krejt ju duhet ta dini historinë”.

“Gjëja më e rëndësishme është me gjet rrugën qysh me bw një kurs, që një student i imi me ardhur dhe me ju mësuar gjuhën heliogrife dhe me mësuar gjuhën e Egjiptit. Duhet me gjete një mënyrë si të organizojmë këtë, unë do të ngris zërin tuaj si egjiptian në Egjipt”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, tha ligjërata e Hawëassit në përmbyllje të “Javës së Egjiptianëve” është shumë e rëndësishme.

“Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për ne, në përmbyllje të javës së egjiptianëve. Ju falënderojmë për kontributin tuaj për një popull i cili me shekuj ka mbetur papërkujdesje nga shtetet e Ballkanit”.

Noureldin Eltamimy, drejtor i departmentit artistik në këshillin suprem të kulturës së Egjiptit dhe përgjegjës për dosjen e egjiptianëve ballkanikë në qeverinë egjiptiane, tha se do të punojnë që egjiptianët e Ballkanit t’i lidhin me shtetin e Egjiptit, raporton EO.

“Ne do t’i lidhim egjiptianët e Ballkanit me shtetin e Egjiptit. Po e shohim që ne nuk dallojmë mes njëri tjetrit dhe besoj që administrata e re në Egjipt është  e gatshme me i hap dosjet dhe me pas hapa më të rëndësishëm dhe me pas edhe vizita zyrtare që egjiptianët të vijnë këtu dhe njerëzit nga këtu të shkojnë atje”.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë manifestimit të djeshëm për nderë të Ditës së Egjiptianëve, është zotuar për përfshirjen e këtij komuniteti në institucione.

Të ngjashme