Haxha dhe Deliu-Kodra përplasen për “Punësimet në PTK”

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas pauzës 1- orëshe Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka vazhduar intervistimin e Shyqyri Haxhës, ish-kryeshef i Telekomit të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Në fillim të vazhdimit të intervistimit Deputetja Blerta Deliu – Kodra kërkoi nga Haxha të kërkojë falje dhe ta tërheqë fjalën e tij prapa, në lidhje me punësimet familjare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se kurrë në jetë nuk ka kërkuar asnjëherë favor për punësim të ndonjë familjari të saj.

“A jemi taku ndonjëherë pos si gazetare që kam qenë, unë jam e zgjedhura e popullit dhe keni thënë diçka në sy të tjerëve, në nuk jemi takuar asnjëherë kërkoj ta tërhiqni fjalën sepse është shpifje, gjema një person të punësuar nga unë. Uk dua të bëhem objekt i medieve me atë se çfarë keni thënë që keni shpik, është absolutisht e pavërtetë, unë nuk kam kërkuar asnjëherë të punësohet një familjar i imi”

“Unë jam lëndua sepse është e pavërtetë nuk lejoj me ardh një dëshmitar me shpikë dhe me ato dështime të Telekomit nuk dua të bëhem objekt shkrimeve të medieve”

“Nuk lejoj emri im të përlyhet ashtu siç e bëtë sot”.

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë punësimin e asnjë familjari im, në atë kohë kam qenë gazetare e RTK dhe do inicioj padi”, tha ajo.

“Nuk kam qenë asnjëherë në manifestim të PTK-së”

“Unë kam informata për nipa e mbesa të punësimeve që i ka bërë Haxha në PTK dhe deri tani un u përmbajta por pas atyre që tha Haxha unë do ta dërgoj deri në fund këtë për fije e për pe”

Haxha tha se kjo përplasje në mes tij dhe Deliut është personale nga ana e saj dhe i qëndron prapa fjalëve të tij.

Madje ia tregon edhe vendin ku i kishte thënë.

“Unë çka pata me thënë kam thënë dhe jam përgjigj në pyetje dhe nuk dua të komentoj më shumë, mos e merrni shumë personale”

“Unë çdo gjë që flas këtu e flas të vërtetë, ne kemi pas takime të ndryshme dhe është thënë në këtë kontekst, ju po përmendi dështime nuk ka pas dështime në PTK. Kjo ka ndodh në një manifestim të PTK në Sheshin 21”

“Më ka thënë veç unë dhe kjo kemi qenë në takim gjatë manifestimit”

Të ngjashme